Full Story
Një grup studentësh të vitit të parë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në Kolegjin UBT zhvilluan një vizitë studimore në SHARRCEM. Kjo vizitë edukative kishte për qëllim të lidhte njohuritë teorike të fituara në auditor me praktikat e industrisë, duke u ofruar studentëve mundësinë të njiheshin nga afër me procesin e prodhimit të çimentos, standardet e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit që zbatohen në kompani.
Përmes bashkëbisedimit me profesionistët e industrisë dhe vëzhgimit të zbatimit praktik të njohurive të tyre, studentët fituan një kuptim më të plotë të sfidave dhe inovacioneve në sektorin e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të SHARRCEM-it për të mbështetur arsimin dhe për të kontribuar në zhvillimin e brezit të ardhshëm të inxhinierëve, përmes përvojave praktike të të nxënit.