About Main Image

Rreth Nesh

TITAN SHARRCEM, fabrika e vetme e çimentos në Kosovë, është gurthemeli i zhvillimit industrial dhe ekonomik të vendit. E themeluar në vitin 1936, me vetëm një furrë vertikale, është kthyer në një simbol të qëndrueshmërisë, inovacionit dhe ekselencës.

Që nga viti 2010, si pjesë e grupit global TITAN, TITAN Sharrcem ka integruar praktika të avancuara dhe një kulturë të fortë përgjegjësie, integriteti dhe rritjeje të qëndrueshme.

Me bazë në Han të Elezit, dhe një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Sharrcem luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës së Kosovës. Veprimtaritë tona përfshijnë prodhimin, transportin dhe distribuimin e çimentos, agregateve dhe mortave, me zgjerim të fundit në tregtimin e aditivëve kimik për beton.

Ne sigurojmë lëndën e parë nga gurorret në Dimcë dhe Seqishtë. Në të njëjtën kohë, ne avancojmë aktivisht parimet e ekonomisë qarkore duke përdorur burime dhe materiale alternative që zvogëlojnë gjurmën tonë mjedisore dhe promovojnë prodhim të qëndrueshëm.

Me më shumë se 200 punonjës të përkushtuar dhe një rrjet të gjerë partnerësh, ne kombinojmë teknologjinë dhe saktësinë në çdo fazë të prodhimit. Fokusi ynë shkon përtej prodhimit, deri tek krijimi i vlerës së qëndrueshme për shoqërinë dhe mjedisin. Ne promovojmë zgjidhje të energjisë së pastër, furnizimin e përgjegjshëm dhe vendet e punës gjithëpërfshirëse. Përmes inovacionit, TITAN SHARRCEM kontribuon në rritje të qëndrueshme dhe në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të OKB-së 2030.

about-us

Ne jemi pjesë e Grupit TITAN

Titan Sharrcem 90 Years

Grupi TITAN është një ndërmarrje ndërkombëtare dhe lider në industrinë e materialeve për ndërtim dhe infrastrukturë, e përkushtuar për të ofruar materiale, zgjidhje,
dhe shërbime inovative të nevojshme për shtëpi, ndërtesa, dhe infrasrukturë të sigurtë dhe qëndrueshme.

Vizitoni Webfaqen E Titan
286A1539 (2) (1)

Historia jonë

Etapat kryesore

1936
1972
1980
2000
2010
2011
2012
2013
2014
2015
2016
2017
2018
2019
2020
2021
2022
2023
2024
2025
1936 1972 1980 2000 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 2025

Themelimi i Sharrcemit vendosi bazën për dekada inovacioni dhe rritjeje.

Përmirësimi i furrës rrotulluese dhe ftohësit satelitor rriti prodhimin në 180,000 tonë në vit.

Investimet në furrën rrotulluese e përmirësuan më tej kapacitetin e prodhimit, duke siguruar rritje të vazhdueshme.

Sharrcem hyri nën privatizimin e shtetit, duke filluar me një qiradhënie dhjetë vjeçare që shënoi një kapitull të ri.

Sharrcem iu bashkua Grupit TITAN, duke nisur një përpjekje modernizimi për të përmbushur standardet ndërkombëtare.

Rrjeti i CSR-së në Kosovë u themelua nga Sharrcem, duke përforcuar objektivat tona për investime të qëndrueshme.

Sharrcem arriti certifikimin ISO 9001, nisi një sistem menaxhimi të CO2 dhe zgjeroi fokusin e tij në tregun e Kosovës.

Certifikatat mjedisore dhe të sigurisë (ISO 14001, OHSAS 18001) dhe raporti i parë i audituar mbi Përgjegjësinë Sociale Korporative pozicionuan Sharrcem si lider në transparencë.

Sharrcem siguroi lejen e parë të Kosovës IPPC, nisi projekte sigurie dhe automatizoi operacionet për sigurinë mjedisore dhe të punëtorëve.

Inovacionet në prodhim, rehabilitimi i gurthyesve dhe certifikimi SA 8000 nxorrën në pah fokusin e Sharrcem mbi qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale.

Projektet kyçe si një makinë e re për mbështjelljen me nejlon të paletave dhe trajtimi i ujërave të zeza pasqyruan angazhimin e Sharrcem për mjedisin dhe mirëqenien e punonjësve.

Prodhimi rekord i çimentos, zgjerimi i projektit LAB dhe njohja kombëtare si tatimpaguesi kryesor tregon udhëheqjen komunitare dhe industriale të Sharrcemit.

Zhvillimi i punonjësve përmes platformës 'unITe people' dhe mirënjohjet për shëndetin, sigurinë dhe CSR theksuan ndikimin pozitiv të Sharrcem.

Iniciativat për të rinjtë, trajnimi i fuqisë punëtore dhe njohja ndërkombëtare për projektin LAB theksuan angazhimin e Sharrcem për rritje dhe siguri.

Sharrcem avancoi mbështetjen komunitare me SPEEEX, kaloi në standardet ISO 45001, dhe mbajti lidershipin e saj në siguri.

Zbatimi i projektit SAP rriti efikasitetin e operacioneve, dhe Sharrcem fitoi njohje si 'Tatimpaguesi i Vitit.'

Ricertifikimet në standardet e sigurisë dhe mjedisit pasqyrojnë fokusin e Sharrcem ndaj rritjes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të punonjësve.

Sharrcem fitoi çmimin për Impiantin më të Mirë, përfundoi projektin SAP dhe finalizoi optimizimin në kohë reale të fuqizuar nga AI për operacionet e mullirit dhe furrës.

Avancuam mësimin digjital, rinovuam lejen IPPC, hapëm laborator të avancuar për beton, u bëmë përfaqësuesi ekskluziv lokal i aditivëve Chryso, dhe prezantuam Projektin 'Frozen Music,' duke kombinuar inovacionin, qëndrueshmërinë, dhe kreativitetin.

Arritëm certifikimin ISO 50001, shënuam rekord me zero aksidente me humbje të ditëve të punës, fituam Çmimin për Sigurinë më të Mirë të Fabrikës nga Grupi TITAN dhe Çmimin për Ekselencë nga CSR Kosova, avancuam ekonominë qarkore dhe efikasitetin energjetik, dhe zhvilluam 50 iniciativa të CSR.

Qëllimi Ynë

Të bëjmë botën rreth
nesh një vend të sigurt, të qëndrueshëm, dhe të këndshëm për të jetuar.

sphere
logo1

Ne
Kujdesemi

Për ne kujdesi nuk është vetëm një fjalë; është një përgjegjësi që formon mënyrën se si ne angazhohemi në botën rreth nesh dhe morali që udhëheq çdo pjesë të veprimit tonë.

Ne kujdesemi për::

  • Njerëzit tanë
  • Klientët tanë
  • Komunitetet tona
  • Mjedisin
logo2

Ne
Guxojmë

Sfidat dhe synimet ambicioze nuk na trembin; ato na japin energji.

Ne guxojmë të:

  • Bëjmë punë sfiduese
  • Jemi të sinqertë
  • Sjellim risi
  • Mësojmë
logo3

Ne Ndërtojmë me Qëndrueshmëri

Ne besojmë se suksesi i vërtetë ndëtohet mbi një bazë vlerash të qëndrueshme.

Ndërtimi i qëndrueshmërisë vjen me:

  • Perspektivë afatgjatë, afatmesme, dhe afatshkurtër
  • Punë ekipore dhe bashkëpunim
  • Përmirësm të vazhdueshëm
logo4

Ne Bëjmë
at që Themi

Në zemër të asaj që bëjmë qëndron një besim i thjeshtë por i fuqishëm: veprat flasin më shumë
se fjalët.

Kjo vlerë mbështetet në tre elemente:

  • Ne arrijmë rezultatin
  • Veprojmë në pajtim me vlerat tona
  • Ne mbajmë premtimet tona
BANNER-ABOUT-BOTTOM (2).JPG (2)

Sharrcem është rritur – jo vetëm
në kapacitetet prodhuese,
por më e rëndësishmja, në mënyrën
se si kompania i qaset konceptit
të të bërit biznes.

Visitoni Webfaqen E Titan