Menaxhimi Mjedisor
Në TITAN SHARRCEM, mbrojtja e mjedisit është në qendër të modelit tonë të biznesit të qëndrueshëm. Ne përpiqemi vazhdimisht të optimizojmë operacionet tona dhe të reduktojmë ndikimin mbi ujin, energjinë, mbeturinat dhe emetimet.
Plani ynë i dekarbonizimit është në përputhje me hartën rrugore të Grupit TITAN për reduktimin e karbonit, ndërsa përmirësojmë vazhdimisht performancën përmes sistemeve të fuqishme të menaxhimit, angazhimit të palëve të interesuara dhe monitorimit transparent.
Jemi krenarë që jemi kompania e parë në Kosovë që ka marrë lejen IPPC nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke dëshmuar lidershipin tonë, përkushtimin ndaj përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe transparencës. Përveç kësaj, operacionet tona janë të certifikuara sipas standardeve ISO 14001 (Menaxhimi Mjedisor) dhe ISO 50001 (Menaxhimi i Energjisë), duke reflektuar praktika të njohura ndërkombëtarisht për qëndrueshmëri dhe efikasitet energjetik.
Politika Mjedisore
Politika jonë Mjedisore përcakton angazhimin e kompanisë për praktika të qëndrueshme dhe kujdes të përgjegjshëm ndaj mjedisit.
Pikat kryesore përfshijnë fokusin në praktikat e ekonomisë qarkore për të minimizuar mbeturinat dhe për të reduktuar emetimet në ajër, krijimin e një kulture të përgjegjshme mjedisore te punonjësit dhe kontraktorët, angazhimin me palët e interesuara për veprime të përbashkëta, si dhe përmbushjen e kërkesave të rrepta të qeverisjes dhe raportimit.
Politika thekson masa për kontrollin e emetimeve në ajër, menaxhimin e zhurmës, kujdesin ndaj tokës, monitorimin efektiv të burimeve ujore dhe mbrojtjen e tokës. Gjithashtu, kompania i kushton rëndësi të veçantë angazhimit të palëve të interesuara dhe transparencës në qasjen e saj ndaj menaxhimit mjedisor.
Monitorimi i vazhdueshëm i emetimeve tona të ajrit
Ne investojmë në teknikat më të mira të disponueshme për të reduktuar emetimet në vendet tona. TITAN SHARRCEM vayhdon angazhimin për monitorim tëvazhdueshëm mjedisor përmes
Sistemit të Vëzhgimit të Vazhdimisë së Emetimeve (CEMS), i cili funksionon që nga viti 2013.Në përputhje me angazhimet sektoriale (GCCA), ne monitorojmë vazhdimisht ndotësit potencialë kryesorë si pluhuri, NOx dhe SOx, ndërsa ndotësit e tjerë monitorohen duke përdorur matje të sporadike periodike.
Ruajtja e burimeve natyrore
Biodiversiteti është një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe, si i tillë, është një prioritet për TITAN.
Prandaj ne ndërmarrim veprime të synuara për të mbrojtur ekosistemet në vendet ku operojmë, si dhe në zonat përreth ku mund të gjenden specie të florës dhe faunës të rrezikuara ose të mbrojtura. Sipas vlerësimit të biodiversitetit të kryer nga TITAN, operacionet e TITAN SHARRCEM nuk ndodhen brenda, ose afër zonave me vlerë të lartë biodiversiteti
Menaxhimi i Ujërave
Në TITAN SHARRCEM, menaxhimi efikas i ujit është një tjetër prioritet kyç. Përmes Sistemit tonë të Menaxhimit të Ujit, ne monitorojmë proceset e furnizimit dhe rrjedhjes, caktojmë përgjegjësi të qarta, dhe promovojmë përdorimin efikas të burimeve. Investimet e fundit në sistemet e riciklimit, rrjetet e përmirësuara dhe matësit e rinj të rrjedhës kanë përmirësuar monitorimin dhe raportimin, duke çuar në një ulje afërsisht 50% të konsumit të ujit krahasuar me vitin e mëparshëm.
Që nga viti 2016, Fabrika jonë e Trajtimit të Ujërave të Zeza (WWTP) ka funksionuar në mënyrë të vazhdueshme, me monitorim tremujor nga laboratorë të akredituara. Cilësia e ujit të derdhur gjithmonë plotëson kufijtë e përcaktuar nga Udhëzimi Administrativ AI-02/2022.
Mbështetja e Ekonomisë Qarkore
Në TITAN SHARRCEM, ne e kuptojmë rëndësinë e shfrytëzimit të lëndëve të para dytësore, si hiri fluturues, hiri i fundor, dhe hiri i piritit. Që nga viti 2011, ne kemi investuar vazhdimisht në partneritete me objekte të palëve të treta për të siguruar maksimizimin e përdorimit të këtyre burimeve.
Pjesë e planit tonë të dekarbonizimit, në përputhje me Grupin TITAN, është gjithashtu avancimi i përpjekjeve tona për të zëvendësuar pjesërisht karburantet fosile me karburante alternative në
proceset tona të prodhimit. Kjo nismë synon të përdorë Karburante Alternative të nxjerra nga mbeturinat municipale, tregtare dhe industriale si një burim energjie i qëndrueshëm, duke zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme gjurmën tonë të karbonit. Përtej përfitimeve mjedisore, kjo kalim përkrah ekonominë rrethore dhe krijon vlerë sociale të rëndësishme për komunitetin tonë.
Certificates
Certifikatë për Sistemin e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015