Zhvillimi dhe Përmirësimi i Komunitetit Lokal
Bordi Lokal Këshillimor i Hanit të Elezit vendos për prioritetet
Full Story
Me qëllim të forcimit të transparencës dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të palëve kryesore të interesit, Menaxhmenti i Sharrcem ka themeluar Bordin Lokal Këshillimor të Komunitetit.
Ky bord është krijuar për të shërbyer si urë lidhëse ndërmjet Komunitetit dhe Sharrcem, me qëllim të koordinimit më efikas të aktiviteteve mbështetëse të kompanisë ndaj shoqërisë lokale.
Bordi përbëhet nga palë të ndryshme të interesit të komunitetit, si dhe nga dy punonjës të Sharrcem në nivelin e menaxhmentit të mesëm dhe banorë të Hanit të Elezit. Ai është përgjegjës për identifikimin dhe kuptimin e nevojave dhe propozimeve të paraqitura nga palët lokale të interesit për mbështetje financiare nga kompania, si dhe për shpërndarjen e drejtë të fondeve të Sharrcem të dedikuara për zhvillimin e komunitetit.
Kjo ka rezultuar në disa iniciativa lokale që kanë përmirësuar situatën si për komunitetin, ashtu edhe për kompaninë.
Qëllimi i ILAB është të identifikojë dhe të përcaktojë prioritetet e nevojave të komunitetit dhe të ndajë, bazuar në vendim unanim, fondet e alokuara nga Sharrcem për përmirësimin e standardeve të jetesës së komunitetit në tri fusha kryesore: Siguri, Mjedis dhe Edukim.