Full Story
SHARRCEM organizoi një vizitë studimore në fabrikën e çimentos TITAN në Selanik për përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit, me qëllim që ata të njiheshin nga afër me procesin e përdorimit të lëndëve djegëse alternative.
Vizita vuri në pah proceset e përdorimit të lëndëve djegëse alternative, duke theksuar transparencën, bashkëpunimin dhe përkushtimin tonë ndaj mbrojtjes së mjedisit. Gjithashtu, kjo vizitë kishte për synim të prezantonte praktikat më të mira në këtë fushë, si dhe t’u përcillte palëve të interesit mesazhin për angazhimin e TITAN SHARRCEM në përmirësimin e standardit të jetesës së komunitetit, përmes investimeve në projekte mjedisore.