Përtej produkteve tona, ne ofrojmë edhe shërbime me vlerë të shtuar:
Mbështetje teknike / Laboratori për zgjidhje në beton
Laboratori “Concrete Solution” i TITAN SHARRCEM ofron testime të betonit dhe agregateve sipas standardeve evropiane (EN), optimizim të përzierjeve të betonit, si dhe diagnostikim dhe mbështetje teknike në terren.
Në bashkëpunim me Chryso, TITAN SHARRCEM ofron aditivë inovativë që përmirësojnë performancën, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e betonit, duke kontribuar njëkohësisht në ndërtim më efikas dhe më të qëndrueshëm. Për më shumë informacione, shfletoni katalogun tonë përmes këtij Linku.
Katalogu i AditivëvePortali i Klientëve TITAN UP
Një platformë digjitale për porositjen dhe menaxhimin e çimentos në mënyrë të shpejtë dhe
efikase.
One Stop Shop
Ne ofrojmë shpërndarjen e çimentos edhe nga kompanitë motra të TITAN, ANTEA dhe USJE, duke ju mundësuar zgjidhje fleksibile dhe një gamë më të gjerë produktesh.
Me inovacionin, transparencën dhe përgjegjësinë në qendër të veprimtarisë sonë, po ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër, më të sigurt dhe më të fortë, së bashku me partnerët tanë.