+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

TIAN është themeluar në Greqi në vitin 1902. Me seli në Greqi, ku kompania ëmë është listuar në Berëzën e Athinës që prej 1912, aktivitetet e integruara vertikalisht të Grupit TITAN mbulojnë 13 shtete të ndryshme.

Këto aktivitete kryhen nga filiale që janë tërësisht prone e Grupit si edhe ndërmarrje të përbashkëta me partnerë të tjerë. Aktivitetet përfshijnë prodhimin e çimentos, betonit, agregateve, suvatove dhe materialeve të tjera ndërtuese; transportin dhe distribiumin e prodhimeve; procedimin dhe përdorimin industrial e hirit.

Suksesi dhe reputacioni i TITAN janë të bazuar në aplikimin e teknologjive më të mira në dispozicion (Best Available Technologies – BAT) për proceset prodhuese dhe metodat distribuese, në hulumtime sistematike dhe dijeni e përparuar vazhdimisht si edhe në resurset njerëzore të kualitetit të lartë.

Rritja zhvillimore e Grupit është e zgjeruar dhe e siguruar nga një sistem i forte i Qeverisjes Korporative, një strukturë efektive dhe fleksibile administrative; nga formulimi dhe implementimi i programeve edukative-trajnuese për të gjithë punëtorët në të gjitha nivelet, në të gjitha sektorët dhe rajonet e operacioneve të Grupit; dhe nga një varg i forte dhe gjithëpërfshirës i vlerave korporative dhe vetëdijesimit të përgjegjësisë shoqërore me zhvillimin e qëndrueshëm si shtyllë kryesore.

Përkushtimi i Grupit TITAN ndaj Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR – Corporate Social Responsibility) dhe Qëndrueshmërisë demonstrohet në politikat dhe praktikat e kompanisë si edhe përmes pjesëmarrjes aktive në iniciativa ndërkombëtare. TITAN ishte kompania e parë në Greqi që nënshkroi Global Compact të Kombeve të Bashkuara, që gjithashtu ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave njerëzore, të drejtave të punës, mbrojtjen e mjedisit si edhe luftën kundër korrupsionit dhe mitosjes. Grupi është anëtar i CSR Europe, i Këshillit Botëror për Zhvillim të Qëndrueshëm, i Iniciativës për Qëndrueshmëri të Çimentos dhe i Aleancës Evropiane për CSR. Gjithashtu është anëtar I Federatës Helene të Ndërmarrjeve, I Asociacionit të Ndërmarrjeve të Minierave Greke, i Odës Ekonomike të Athinës dhe Asociacionit të Portland Çimentos.