+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Kalendari i ngjarjeve

Komunikate- Sharrcem dhe Al-Trade ndihmojnë klinikën Emergjente me pajisje mjekësore

Klinika Emergjente është njëra nga klinikat më të frekuentuara brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë brenda ditës pranon rreth 200 pacientë të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore nga gjithë territori i Kosovës. Kapaciteti hapësinor ekzistues prej 570 metrave dhe pajisjet materiale ekzistuese nuk i plotësojnë as kushtet elementare për ofrimin e ndihmës emergjente mjekësore, përderisa në këtë klinikë kryhet trajtimi i gjendjeve emergjente: sëmundjeve, lëndimeve dhe helmimeve, të të sëmurëve të cilët janë në rrezik për jetë.
Duke e parë gjendjen e vështirë të kësaj klinike, kompania Sharrcem dhe Al-Trade si rrjedhojë e një bashkëpunim të ndërsjellë, kanë marrë vendim që t’i dhurojnë një donacionin në vlerë rreth 35 mijë euro për blerjen e e pajisjeve për modernizim, avancim dhe fuqizim të shërbimeve emergjente. Në këtë donacion përfshihen pajisje mjekësore që bëjnë monitorimin, observimin dhe diagnostifikimin e të sëmurëve dhe të lënduarve në rrezik jete.
Gjatë pranim dorëzimit të pajisjeve, i cili u zhvillua sot në Klinikën Emergjente të Kosovës, drejtori i klinikë s Emergjente Basri Lenijani u shpreh i kënaqur për këtë donacion me ç’rast theksoi se këto pajisje janë një ndihmë e madhe për Klinikën Emergjente, pasi që dihet se kjo klinikë është më e frekuentuara brenda QKUK-së duke qenë qendër referente e tërë Kosovës. Ai gjithashtu potencoi se Klinika Emergjente vepron vetëm prej donacioneve, prandaj çdo investim, çdo pajisje sado e vogël që hynë këtu është pozitive sepse ndikon në mirëqenien e pacientëve nga gjithë Kosova.
Edhe Oda Ekonomike e Kosovës mbështeti donacionin e kompanive kontribuese dhe u bëri thirrje edhe bizneseve të tjera të ndjekin të njëjtën fryme: “I përgëzoj kompanitë për këtë donacion. Kjo është një ndihmë e madhe që i behët sot njërës prej klinikave më të frekuentuara në Kosovë, klinikës Emergjente. Ne si përfaqësues të biznesit i inkurajojmë edhe bizneset e tjera ta ndjekin këtë frymë”, tha sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Në anën tjetër edhe përfaqësues nga Sharrcem dhe Al-Trade u zotuan se përkrahjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen. Kompanitë në fjalë u shprehen të kënaqura që donacioni i tyre është ndarë për njërën nga klinikat më të frekuentuara nga qytetarët e Kosovës. Ata premtuan mbështetje në të gjitha sferat.
Në ngjarje të pranishëm ishin edhe akterë të tjerë nga komunitetit i donatorëve, QKUK-së, si dhe përfaqësues të mediave.
Me këtë donacion edhe njëherë u dëshmua se bizneset në Kosovë janë të përkushtuara ndaj komunitetit ku veprojnë duke përqafuar kështu përgjegjësinë shoqërore korporative e cila është praktikë e re në ambientet e të bërit biznes në Kosovë.

Download: Komunikate- Sharrcem dhe Al-Trade