+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Dhuro Gjak, Dhuro një Jetë, Mbro Shëndetin tënd!

1_dhurimi-gjakutKompania e çimentos Sharrcem në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka organizuar dhurimin e gjakut nga punëtorët dhe menaxhmenti i Sharrcem, si përgjigje ndaj fushatës vetëdijesuese për dhurimin vullnetar të gjakut, që do të shërbejë për trajtimin e rasteve në nevojë në qendrat emergjente spitalore.
Në kompanin tonë qe nga viti 2002 ka filluar kjo iniciative dhe se akoma vazhdon ky akcion humanitare. Të nderuar, dua të ju njoftoj lidhur me ecurinë e transfuzionit të gjakut e cila perkundër vonesës së ekipit përshkak të rrugës së gjatë, përgjigjja e vullnetarëve ishte mjaft e kënaqshme e sidomos kontraktorëve.
2_dhurimi-gjakut

• Qytetare nga komuniteti: 1
• Kontraktorë: 17
• Punëtorë të Sharrcem-it: 46

Dhurues gjithësejt: 64

Nga ky numër sipas gjinisë: Meshkuj 61, ndërsa Femra 3.
Për suksesin e akcionit tashmë tradicional, dëshirojmë të falenderojmë të gjithë dhuruesit e gjakut si dhe menaxhmentin e Sharrcem-it për mbështetjen e akcionit, ndërsa një falenderim i veçantë shkon edhe për ekipin e transfuzionit me të cilët kemi bashkëpunim të rregullt.
Kërkoj falje për të gjithë ata që paraqitën vullnetin për dhurim por përshkak të shëndetit jo të mirë nuk kanë mundur të japin, gjithashtu edhe disa prej tyre që nuk arritën përshkak të kohës së limituar.

3_dhurimi-gjakut

4_dhurimi-gjakut