Njoftim për Debatin Publik

Back
02 Sep

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të Ligjit Nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe
Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
në bashkëpunim me operatorin “Sharr Cem” Sh.p.k. Hani Elezit, fabrikë për prodhimin e
çimentos, organizojnë:

Full Story

DEBAT PUBLIK

Për Aplikacionin për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

Njoftohet publiku i interesuar se më datë 20.09.2024, në ora 10:00, në hapësirat e LAB-it (Laboratori për Aktivitetet e Biznesit), Rr. Adem Jashari, Nr. 280, 71510 Hani i Elezit, do të organizohet debat publik nga operatori “Sharr Cem” Sh.p.k. Hani Elezit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ky debat publik do të mbahet për shqyrtimin e Aplikacionit për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

Share this article