Njoftim për Debat Publik

Back
18 Mar

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të Ligjit Nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me operatorin‘’Sharr Cem’’ Sh.p.k. Hani Elezit, ndryshim në impiant, për veprimtarinë: shfrytëzimi i lëndëve djegëse alternative (LDA) nga mbetjet jo të rrezikshme sipas katalogut shtetëror të mbeturinave 191210 ‘’RDF’’ dhe gomat e përdorura të copëtuara sipas katalogut shtetëror të mbeturinave të pa rrezikshme 160103 në fabrikën e çimentos, organizojnë:

Full Story

DEBAT PUBLIK

Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

Njoftohet publiku i interesuar se më datë: 11.04.2025, në ora: 11:30, në hapësirat e LAB(Laboratori për Aktivitete të Biznesit), Rr. Adem Jashari, Nr.218, 71510, Hani i Elezit, do të organizohet debat publik nga operatori ‘’Sharr Cem’’ Sh.p.k. Hani Elezit, ndryshim në impiant, për veprimtarinë: shfrytëzimi i lëndëve djegëse alternative (LDA) nga mbetjet jo të rrezikshme sipas katalogut shtetëror të mbeturinave 191210 ‘’RDF’’ dhe gomat e përdorura të copëtuara sipas katalogut shtetëror të mbeturinave të pa rrezikshme 160103 në fabrikën e çimentos, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

Share this article