Lëndët Alternative Djegëse

Back to Newsroom
04 Apr

FTESË
për të mësuar më shumë rreth projektit tonë:
Lëndët Alternative Djegëse

Full Story

Në Sharrcem, ne jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe praktikave të përgjegjshme mjedisore. Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të reduktuar përmabjtejn e karbonit, ne jemi në proces për të implementuar Projektin Lëndët Alternative Djegëse.

Ne vazhdojmë të besojmë në transparencë dhe dialog të hapur me palët tona të interesit. Për të ofruar një mundësi për të interesuarit që të njihen më nga afër me detajet e këtij projekti, kemi kënaqësinë të prezantojmë sesionet tona të ashtuquajtura si ‘Dyer të Hapura’.

Ne mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë të kenë njohuri më të thellë rreth projektit, të bëjnë pyetje, si dhe të diskutojnë aspektet mjedisore dhe operacionale të qasjes sonë.

Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë!

Ditët dhe Orari i Vizitave: Çdo Ditë
Ora: 10:00 – 12:00
Lokacioni: Sharrcem SH.P.K. – (Salla e Takimeve në Laborator)
Personi Kontaktues: Bardha Jaha

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, ju lutemi të na kontaktoni në: bardha.jaha@sharrcem.com

Me respekt,
Ekipi i Sharrcem

Share this article