+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Zhvillimi Njerëzor

Udhërrëfyesi i planifikimit të zhvillimit

Në kontekst të përpjekjeve tona për Zhvillim të Njerëzve ne kemi krijuar udhërrëfyesin e planifikimit të zhvillimit. Ky udhërrëfyes definon trajnimin e nevojitur për të ju përgjigjur nevojave zhvillimore të secilit punëtor, të bazuar në Kriteret e Performancës, si të identifikuara në dialogun vlerësues.

Në mënyrë që të ofrohen informatat e kompletuara Udhëheqësi jep të gjitha detajet e nevojshme secilin seminar; objektivet e tij; punëtorët e caktuar të cilëve duhet të ju drejtohet; temat kryesore; koha dhe kohëzgjatja; metoda e trajnimit e shfrytëzuar; shkathtësitë e caktuara për të u zhvilluar. Gjithashtu qartëson nëse ekziston një kurs i domosdoshëm paraprak për pjesëmarrësin e seminarit që duhet të jetë i kryer së pari.

Udhërrëfyesi përfshin tri pjesë të shkathtësive: Shkathtësitë Personale, Shkathtësitë e Menaxhimit njerëzor dhe Shkathtësitë e Dijenisë Personale. Këto janë të përkrahura me 39 seminare brenda kompanisë të adoptuara ndaj nevojave të TITAN, sie dhe të nevojave specifike të secilit punëtor.

Efektiviteti i Udhërrëfyesit varet në dialogun konstruktiv dhe të hapur në mes të palëve të përfshira.