+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Si prodhojmë çimento ?

1. Shkalla e pare – Nxjerrja e lëndës së pare:
Lëndët e para për prodhimin e çimentos janë të minuara me përdorimin e eksploziveve (shpime dhe prishje) apo me ekskavatorë të fuqishëm.
2. Transportimi i lëndës së pare:
Materialet e nxjerra ngarkohen në kamionë dhe transportohen në dërrmues për bluarje.
3. Shkalla e dytë – Dërrmimi i Lëndës së Parë:
Lënda e parë dërrmohet dhe materiali që del është normalisht më i vogël se 30 milimetra në madhësi.
4. Shkalla e tretë – Deponimi dhe Homogjenizimi i Lëndës së Parë:
Materiali i dërmuar është i deponuar ndaras varësisht nga lloji dhe përzihet paralelisht me materiale shtesë tjera në depo speciale para-homogjenizuese.
5. Kullat e silosit të Lëndëve të Para dhe ushqimi i mullinjve:
Pas para-homogjenizimit lëndët e para deponohen ndaras në silos dhe ushqehen në mullinjtë në mënyrë të kujdesshme duke kontrolluar përmasat e përzierjes.
6. Shkalla e katërt – Tharja dhe Bluarja e Lëndëve të Para:
Kjo ndodh në mullinjtë horizontal apo vertikal. Mullinjtë horizontal janë cilindra metalik me mburojë të forte metalike të brendshme që përmbajnë tonelata të topave të çelikut të madhësive të ndryshme. Kur mulliri rrotullohet këta topa e shtrydhin materialin duke e shëndrruar në pluhur. Mullinjtë vertikal e pluhurosin materialin nga shtypja që ushtrohet nga tre cilindra të rëndë që rrotullohen mbi një tabelë të çelikut. Tharja ndodh në mullinj duke përdorur nxehtësinë e gazrave të furrës. Produkti i tharë dhe i bluar quhet brumi.
7. Shkalla e Pestë: Homogjenizimi dhe Deponimi i Brumit;
Brumi transportohet me rripa në silos special ku kryhet procesi i homogjenizimit.
8. Pas Homogjenizimi brumi transformohet në klinker në furrën rrotulluese. Furrat rrotulluese janë clinidër të gjatë prej diametrit 3 deri 5 metra, me shpat të pjerrët për të lejuar rrjedhjen e materialit te poshtë. Për shkak të temperaturave të larta pjesa e brendshme e furrës është e veshur me tjegulla mbrojtëse. Para hyrjes në furrë brumi nxehet deri në 900 gradë celsius në kullën për para-nxehje. Kulla përbëhet nga ciklon të aranzhuar vertikalisht të bashkangjitura para furrës. Në furrë, ku temperaturat arrijnë deri në 2000 gradë celsius brumi shëndrrohet në klinker,
9. Shkalla e shtatë: Bluarja e çimentos:
Çimentoja, si produkt përfundimtar, është një pluhur i imtë dhe rezulton nga bluarja e një kombinimi të klinkerit, gjipsit dhe materialeve të tjera natyrale dhe artificial. Bluarja kryhet në mullinjtë vertikal apo horizontal, të ngjashëm me ato të përdorura për bluarjen e brumit.
10. Shkalla e tetë: Konsumi
Çimentoja distribuohet tek klientët në thasë apo refuzo në kamionë apo barka special silos.