+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Mjedisi

Mjedisi dhe Ndryshimi i Klimës

environmental-sustainability-handProcesi i prodhimit të çimentos ndikon në mjedis. Operacionet e Sharrcemit varen shumë nga përdorimi i burimeve natyrore. Jemi të vetëdijshëm për ndikimin tonë në natyrë dhe kjo është arsyeja pse kujdesi ndaj mjedisit është një nga prioritetet tona të para në të gjitha aspektet e sjelljes sonë. Pluhuri, zhurma, rrezikimi i sigurisë, ndryshimi I pamjes nga përdorimi i lëndëve të para, emetimet në ajër, konsumimi i energjisë dhe ujit janë çështje që lidhen me performancën e përditshme. Për këtë arsye, ne marrim përsipër veprime që reduktojnë ndikimin tonë operacional mbi mjedisin.

Monitorimi, vlerësimi, raportimi, bashkëpunimi, veprimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm është mënyra se si ne I adresojmë çështjet e mjedisit. Përmes qasjeve tona të CSR, ne synojmë adresimin e këtyre çështjeve kryesore të mjedisit:

• Ndryshimi i klimës
• Energjia dhe lëndët e para
• Ajri dhe emetimet tjera
• Biodiversiteti
• Uji

Sharrcemi u përmbahet të gjitha rregulloreve vendore dhe kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

ISO 14001
Sharrcemi në vazhdimësi përpiqet t’i adresojë sfidat e definuara të mjedisit. Në këtë fushë, jemi duke i zbatuar tërësisht politikat e TITAN-it të cilat garantojnë menaxhim të sigurt dhe transparent sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Përveç kësaj, në qershor të vitit 2012, kemi filluar me themelimin dhe zhvillimin e standardit për menaxhimin e mjedisit ISO 14001 i cili do të zbatohet dhe certifikohet deri në fund të vitit 2013.

KIMN (IPPC)
Me 14 shtator Sharrcemi ka parashtruar një aplikacion për lejen e Kontrollit të Integruar për Parandalimin e Ndotjes (KIPM) në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aplikacioni, përveç planifikimit të ndikimit në mjedis për operacione të rregullta mbulon edhe parakushtet e bashkë-procesimit të KA (karburantet alternative) të cilat sot përbëjnë një pjesë integruese të standardeve industriale të çimentos pasi që ofrojnë një zgjidhje fito-fito si nga reduktimi i ndikimit të emetimeve ashtu edhe vëllimit të mbeturinave të hedhura. Përpjekja drejt operacioneve të padëmshme për mjedisin është pjesë e vlerave të përbashkëta të Grupit TITAN dhe në të njëjtën kohë një obligim që ngritët nga legjislacioni vendor dhe i BE-së për një mjedis të qëndrueshëm. Sharrcem do të ketë një qasje formale dhe transparente për një menaxhim të integruar operacional të ndikimit në mjedis së bashku me një plan të rishikuar në baza vjetore të përmirësimit të vazhdueshëm. Për këtë qëllim, kompania tashmë ka vendosur bashkëpunim të afërt dhe të rregullt me MMPH.

Sistemi i menaxhimit të CO2
Kompania, sipas politikave të Grupit ka zbatuar një sistem të plotë vlerësimi dhe menaxhimi të CO2 i cili auditohet në baza vjetore nga një auditor i pavarur dhe i certifikuar i palës së tretë (për 2012 KPMG).