+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Kualiteti

ISO9001Sipas politikës së Titan, Sharrcemi ka filluar me zbatimin e Sistemeve Ndërkombëtare dhe Evropiane
të Sistemeve të Menaxhimit të Certifikuar.

Departamenti i cilësisë në Sharrcem është i prerë sa u përket kushteve të standardeve për analiza
kimike dhe mekanike të çimentos dhe llaçit, ashtu që të sigurohet një cilësi e lartë për konsumatorët
e tyre gjë që konsiderohet thelbësore për këto produkte kritike për industrinë e ndërtimit.

Duke u bazuar në këto zotime të Menaxhmentit, Sharrcem është certifikuar me Normat Evropiane
ISO 9001-2008 për sistemin e menaxhimit të cilësisë në të gjitha proceset e veta, me fokus të
veçantë në laboratorin e vet, i cili në vitin 2012 është pajisur me instrumentet më të avancuara për
analiza kimike dhe mekanike gjë që garanton klientët tanë për produkte cilësore. Laboratori është i
akredituar për testimin e çimentos në pajtim me ISO/ IEC 170725 nga Drejtoria e Akreditimit në Kosovë.

Që nga viti 2011, Sharrcem ka plotësuar certifikimin për ISO 9001 që ndërlidhet me cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, derisa në mënyrë intensive përgatitet për ISO 14001 që ndërlidhet me sistemet e menaxhimit mjedisor dhe OHSAS 18001 që ndërlidhet me sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë. Që të dyja tashmë janë themeluar dhe certifikimi pritet të bëhet kah fundi i vitit 2013.

Certifikata ISO 9001 2015

Certifikate Akreditimi ISO 17025-2018

Quality table

 

Cilësia e Produktit

Sharrcem ka një proces të brendshëm të dokumentuar për trajtimin e ankesave për cilësinë e produktit. Procedura shtrinë hetimet në prodhim – kohë – regjistrim dhe kërkon dokumentacionin nga raportet ditore të prodhimit duke përfshirë edhe shitjen, në departamentin e cilësisë dhe të prodhimit. Ankesat trajtohen pastaj me anë të ofrimit të produktit apo shërbimit. Nuk ka pasur ndonjë mospërmbushje gjatë vitit 2012