+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Komuniteti

lab logo jpg
Të nderuar qytetarë,

Na lejoni të ju falenderohemi sinçerisht për pjesëmarrjen në Takimin e Hapur të mbajtur me 6 Maj, 2014 në Shtëpinë e Kulturës në Han të Elezit.
Dëshirojmë të ju njoftojmë që personi kontaktues për qfarëdo pyetje dhe kërkesa për informata shtesë lidhur me Laboratorin për Aktivitete të Biznesit (LAB), do të jetë, Znj. Emine Imishti, të cilën mund ta kontaktoni në informatat e mëposhtme:
E-mail: emine.imishti@sharrcem.com
Tel. +386 49 757 407

Faleminderit prap dhe shpresojmë të dëgjojmë nga ju!

Sinçerisht,
Ekipi për CSR në Sharrcem


BKLP (Bordi Këshillëdhënës Lokal i Pavarur)

Me synim të fuqizimit të transparencës dhe përfshirjes së drejtpërdrejt të hisedarëve kryesor, menaxhmenti i Sharrcemit ka vazhduar me themelimin e një Bordi Këshillëdhënës të Komunitetit Lokal. Ky bord është dizajnuar të shërbejë si ndërlidhje ndërmjet komunitetit dhe Sharrcemit me qëllim të kanalizimit të drejtë të aktiviteteve mbështetëse të kompanisë drejt shoqërisë lokale. Bordi është I përbërë nga hisedarë të ndryshëm të komunitetit si dhe dy punëtorë të Sharrcemit nga niveli i mesëm i menaxhmentit dhe banorët e Hanit të Elezit, dhe është përgjegjës për kuptimin e nevojave dhe propozimeve të parashtruara nga hisedarët lokal për mbështetje financiare nga kompania, si dhe shpërndarje të fondeve të Sharrcemit të dedikuara për zhvillim të komunitetit. Kjo ka rezultuar në shumë iniciativa të ndryshme lokale që kanë përmirësuar situatën si për komunitetin ashtu edhe për kompaninë.
Ky partneritet është krijuar për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Sharrcemit dhe komunitetit ku operon. Objektivat primare kanë qenë për krijimin e iniciativës bashkëpunuese dhe transparente që do të themelonte partneritet ndërmjet kompanisë dhe hisedarëve ashtu që fondet e zhvillimit të komunitetit do të ndaheshin dhe investoheshin më mirë. Sipas traditës shumë kërkesa për ndihmë dhe mbështetje janë adresuar tek kompania të cilat tenderonin asistencën në baza më arbitrare për dhjetë vitet e kaluara. Ideja ka qenë që përmes këtij partneriteti të krijohej një ndikim pozitiv për të gjithë, duke përfshirë komunitetin lokal dhe duke u dhënë atyre përgjegjësinë për një përgjigje të drejtë për nevojat lokale, derisa në të njëjtën kohë duke fuqizuar lidhjet ndërmjet komunitetit dhe kompanisë.
Fushëveprimi i BKLP-së është të zbulojë dhe caktojë prioritetet për nevojat e komunitetit dhe për të ndarë në mënyrën e duhur, në vendime unanime, fondet e ndara nga Sharrcemi për përmirësimin e standardeve të jetës së komunitetit në tri drejtime kryesore: siguri, mjedis dhe arsim. Mbi të gjitha BKLP lejohet të ndajë fonde për bamirësi në ato raste kur vlerësohet si e nevojshme. BKLP operon që nga viti 2011 dhe ka zhvilluar aftësinë për të vendosur në mënyrë unanime dhe me shkallë të lartë të përfshirjes dhe bashkëpunimit. BKLP takohet në objektet komunale dhe gëzon një reputacion të shkëlqyeshëm dhe mbështetje nga autoriteti dhe qytetarët. Një numër projektesh janë propozuar dhe ndërmarrë përmes procesit të BKLP-së në parim, në mjedis, infrastrukturë dhe në siguri.
Në anën e arsimit Sharrcemi gjithashtu ka shpalosur një iniciativë të dalluar me shkollën e arsimit fillor në Hanin e Elezit. Duhet të theksohet se në bazë sipas rastit, Sharrcemi gjithashtu edhe drejtpërdrejt shton fonde plotësuese për ato projekte të BKLP-së që vlerësohet të jenë të rëndësisë së veçantë mjedisore apo të sigurisë, dhe përputhen me prioritetet e kompanisë. Një dialog i hapur dhe i vazhdueshëm është zhvilluar menjëherë pas disa takimeve të Bordit. Këto shkëmbime të pikëpamjeve dhe informacioneve në fakt janë zgjeruar deri në nivele më të ulëta organizimi si në komunë ashtu edhe në kompani. Përmes një komunikimi të tillë, autoritetet lokale dhe qytetarët për herë të parë kanë kuptuar më mirë mënyrën se si funksionon fabrika dhe kanë diskutuar prioritetet e komunitetit. Si rrjedhojë punëtorët e Sharrcemit dhe menaxhmenti gjithashtu kanë pasur mundësinë të marrin një pamje të qartë për kufizimet me të cilat përballet shoqëria lokale, kështu duke konfirmuar dhe përshtatur strategjinë e CSR.
Në fakt strategjia e re afatgjate e kompanisë është e bazuar në analiza të të dhënave dhe informacionet kthyese të punës së bordit. Bordi, në bazë të një metode të votimit unanimisht shpërndanë fonde për projektet dhe veprimet në dobi të komunitetit lokal. Të gjitha vendimet e BKLP-së dokumentohen dhe mbahen në dosjet e komunës dhe të kompanisë. Anëtarët e emëruar në këtë bord nga grupet relevante të hisedarëve përfshijnë: Kryesuesin e Asamblesë Komunale, Drejtorin Komunal për Zhvillim Ekonomik, Drejtorin Komunal për Urbanizëm dhe Kadastër, Drejtorin
e QKMF-së, një Imam (nga komuniteti fetar), një punëtor nga sektori i arsimit, një qytetar privat (person biznesi) dhe 2 përfaqësues të Sharrcemit.
Dëshirojmë të falënderojmë komunën e Hanit të Elezit për mbështetjen dhe kontributin e tyre për suksesin e BKLP-së.
Për vitin 2012, fondi i BKLP-së ka qenë 33.550 € nga totali prej 156.955 € në kontribute sociale.