+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Kodi i Sjelljes

Që prej themelimit të tyre në 1902, Kompania TITAN ka qenë e udhëhequr prej besimit të tyre që një biznes mund të kombinojë konkurrencën dhe efikasitetin me principe etike dhe ndjeshmëri për nevoja të komunitetit.

Sikur se si janë zgjeruar aktivitetet ndërkombëtare të TITAN, ashtu është shtuar edhe nevoja për të shpërndarë në këto vende të reja principet dhe vlerat të cilat e kanë udhëhequr Kompaninë përmes historisë së tyre. Përkushtimi ndaj këtyre vlerave dhe principeve është konfirmuar në baza ditore me sjelljen e të gjithë anëtarëve të Grupit TITAN; Kjo është e rëndësisë jetike për ndërtimin e ardhmërisë së Kompanisë.

Përkushtimi jonë ndaj Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) dhe përkrahja për çështjen e zhvillimit të qëndrueshëm janë përbërës integral të objektivit tone strategjik; ato janë vazhdim natyral dhe logjik i praktikave tona të kaluara dhe të tanishme.

Menaxhmenti i Grupit dëshiron të sigurojë që vlerat thelbësore janë të kuptuara plotësisht nga të gjithë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe furnizuesit afatgjatë, në mënyrë që të gjitha njësitë operuese të veprojnë në përputhje me to në të gjithë Grupin.

Shikoni: Kodi i Sjelljes /Kodi i Sjelljes Procurement