+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

Angazhimi me Hisedarë

Dëgjimi dhe përgjigja ndaj brengave të hisedarëve tanë bashkëpunëtorë konsiderohet si forca bartëse në përpjekjet tona për të përmbushur në mënyrë efektive sfidat e përgjegjësisë së korporatës.
Bazuar në përcaktimin e dhënë nga AA 1000 – Standardi i Angazhimit me Hisedarë, “hisedarë janë ato grupe që ndikojnë apo mund të ndikohen nga aktivitetet, produktet apo shërbimet .e një organizate apo veprimet e tyre.” (www.accountabilityrating.com)
Identifikimi i grupeve kyçe të hisedarëve për Grupin TITAN, siç është propozuar nga “Udhërrëfyesi për Komunikim dhe Angazhim me Hisedarë për Prodhues të Çimentos”, një mjet ndihmues nga anëtarët e CSI (Cement Sustainability Initiative apo Iniciativa për Qëndrueshmërinë e Çimentos) është i prezantuar më poshtë:
Punëtorët, Komunitetet Lokale, Klientët, Investitorët, Qeveritë, Furnitorët dhe Kontraktuesit, OJQ-të, Sindikatat

Çështjet kryesore për hisedarët kryesor të TITAN:

• Punësimi dhe mundësia për punësim
• Kushtet e punës dhe mirëqena e punëtorëve
• Shëndeti dhe Siguria (për punëtor, komunitete dhe kontraktues)
• Brengat mjedisore (ndryshimi i klimës dhe emetimet, përdorimi i tokës, zhurma, pluhuri dhe emetimet tjera)
• Kualiteti i jetës
• Kualiteti i produkteve dhe siguria për klientë dhe përdorues të fundit
• Shtrirja dhe caku i angazhimit me hisedarë