+383 38 768 000
contact@sharrcem.com

News & Publications

SHARRCEM – Njoftim

22 janar, 2020 Hani i Elezit

Kompania Sharrcem shpreh dhimbjen e sinqertë për aksidentin i cili ka ndodhur në ambientet e saj më 20 janar 2020, në orën 10:30, gjatë punëve të mirëmbajtjes, të kryera nga një kompani kontraktuese, e cila rezultoi në vdekjen e punonjësit të asaj kompanie.

Menaxhmenti ynë është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet për hetimin e shkaqeve të aksidentit, dhe për të siguruar që në të ardhmen të merren të gjitha masat që parandalojnë përsëritjen e një incidenti të tillë.

Shëndeti dhe siguria janë çështje të rëndësishme për ne, prandaj, ne i përqendrojmë përpjekjet tona në monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës sonë, duke siguruar që të gjithë punonjësit dhe kontraktuesit tanë të zotërojnë njohuritë, shkathtësitë dhe përvojën e duhur për të kryer punët e tyre në mënyrë të sigurtë. Ne gjithashtu inkurajojmë kontraktuesit, nënkontraktuesit, furnizuesit, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët tanë të tjerë në biznes që të zbatojnë një qasje të ngjashme. Ne do të vazhdojmë të forcojmë më tej përpjekjet tona në këtë drejtim.